E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet  një viktimë!
Lajme

Vlorë/ Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, raportohet një viktimë!

Një tjetër atentat është shënuar këtë të hënë në Vlorë.

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme, rreth orës 18:15, në afërsi të fshatit Novosejë, në autostradën Fier-Vlorë, ku është vrarë me armë zjarri 30-vjeçari Kristjan Marku nga Rrësheni.

Ai ishte duke udhëtuar me automjetin e tij “Volkswagen” kur persona të paidentifikuar qëlluan drejt tij, duke i marrë jetën në vend.

Gjithashtu, bëhet me dije se viktima Kristian Marku, është me precedent penalë për “Vrasje me dashje ne bashkëpunim mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”.

Forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të krimit, duke kryer kontrolle intensive në zonë për të siguruar prova.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.