E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË/ U  qëllua me një plumb në kokë/ Gjendet një makinë e djegur
Lajme

VLORË/ U qëllua me një plumb në kokë/ Gjendet një makinë e djegur

Zbardhen detaje nga ngjarja në Vlorë ku një 22-vjeçar u vra me snajper. Viktima është Gëzim Sinomati, i cili dyshohet se është ekzekutuar në kuadër të një zinxhiri të gjatë hakmarrjeje.

23 – vjeçari i vrarë në Vlorë mbrëmjen e së dielës kishte ardhur në muajin dhjetor nga Belgjika për te festuar ndërrimin e viteve me familjen.

Viktima Gëzim Sinomati dyshohet se ka qenë në ballkon në momentin që është goditur me një plumb në kokë nga një distancë e largët.

Në hetime t policisë mësohet se janë përfshirë edhe dyshimet e larjes së hesapeve me grupet kriminale.

 Autorët dyshohet se kanë braktisur mjetin tip “BMW”, në lagjen “24 Maji”, duke e djegur dhe janë larguar duke përfituar nga errësira.

Ai është djali i Sokol Sinomatit, që njihet me nofkën “Buzderi”. Ai ka qenë pjesë e bandës në Gazmend Brakës i njohur si “Gaxhai”, në Vlorë.

Në mars të vitit 1997 si pasojë e disa zhvillimeve shoqërore e politike në qytetin e Vlorës janë hapur depot e ushtrisë dhe armët u morën nga civilët. Kështu, kur rendi dhe siguria publike nuk ekzistonin më, në qytet filluan të krijohen grupimet e para të personave të armatosur. Si pasojë edhe e hapjes së burgjeve në Shqipëri persona me precedent penal u lanë të lirë dhe filluan që të organizoheshin në grupe të vogla kriminale që më pas nga fundi i muajit Mars 1997 në Vlorë u grupuan në banda të armatosura dhe filluan të kenë ndikimin e tyre kryesisht në “mbrojtjen” e lagjeve apo të zonave ku ata kryesisht banonin, duke krijuar kështu zonat e influencës se tyre.

Në qytetin e Vlorës në atë kohë, filluan të ushtrojnë aktivitetin e tyre kriminal tre grupe. Më konkretisht grupi i Xhelitajve në Lagjen “Çentrale”, grupi i Zanit në Lagjen “Çole” si dhe grupi i “Gaxhait”. Gazmir Brakaj i njohur si “Gaxhai”, së bashku me anëtarët e bandës Armando Sulejmani “Çipuri”, Sokol Sinomati “Buzderi”, Edmond Leskaj, Gazmend Nebiu ose (Kakami) si dhe disa persona të tjerë, tashmë të vdekur apo të paidentifikuar në atë periudhë kishin rivalitet të hapur me Zani Çaushin.

Sokol Sinomati është i dënuar për vrasjen e ndodhur në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuho, ka qëlluar gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit.

Sokol Sinomati është akuzuar për ngjarje të ndryshme kriminale, teksa dy vite më parë i vunë tritol makinës së vëllait të tij, Bernard Sinomati.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.