E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/ Zbulohen hajdutët minorenë
Lajme

Vlorë/ Zbulohen hajdutët minorenë

Tre femije jane kapur mat nga policia pasi rezultojne autore te disa vjedhjeve ne Vlore. Policia ben me dije se ka zbuluar autoret e nje serie vjedhjes ne Vlore, e konkrerisht Xh.H., 15 vjeç; M.L., 12 vjeç dhe I.T, 12 vjec, banues në Vlorë, per te cilet jane dokumentuar edhe grabitjet e kryera

Njoftimi i plote 

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë proceduar penalisht shtetasin:

Xh.H., 15 vjeç, banues në Vlorë,

Ndersa M.L., 12 vjeç, banues në Vlorë dhe I.T., 12 vjeç, banues në Vlorë, (të dy për shkak të moshës nuk procedohen).

Më datë 28.03.2018, në lagjen “Pavarsia, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje një pastiçeri në pronësi të shtetasit A.A..

Gjithashtu sëbashku rezultojnë të jenë autor të një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Vlorës, konkretisht:

Më datë 28.03.2018, në lagjen “Pavarësia”, gjatë orëve të natës kanë vjedhur dyqanin e shtetasit E.D..

Më datë 22.07.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur portofolin me një shumë lekësh të shtetasit S.E..

Më datë 02.08.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjehdur një shumë lekësh në automjetin e shtetasit B.J..

Më datë 30.09.2017, në lagjen “1 Maji”, kanë vjedhur disa çelsa e pajisje në automjetin Rulotë të shtetasit E.A..

Më datë 02.10.2017, në lagjen “Lef Sallata”, kanë vjedhur në magazinën e shtetasit F.D..

Më datë 30.11.2017, në lagjen “Pavarësia”, kanë vjedhur në dyqanin “Kioskë” të shtetases F.L..

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, të parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.