E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VLORË/  Zbulohet baza e armatimit, nga  snajperat, minat me telekomandë te maskat.
Lajme

VLORË/ Zbulohet baza e armatimit, nga snajperat, minat me telekomandë te maskat.

Një bazë me armatime të rënda është zbuluar ditën e sotme në qytetin e Vlorës, ndërsa nga pamjet e siguruara shfaqen kallashnikovë, snajper, fishekë të llojeve të ndryshme dhe mjete të tjera që besohet se do të përdoreshin për veprimtari kriminale.

Në mesin e sendeve të sekuestruara nga baza në Babicë, shfaqen edhe disa çelësa automjetesh, maska, celularë dhe targa të ndryshme.

Po ashtu brenda bazës janë gjetur edhe mina me telekomandë, si edhe sasi të konsiderueshme parash.

Sipas raportimit të gazetarit Enrik Mehmeti kjo është  sasia më e madhe e armatimit e kapur kohët e fundit në Vlorë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.