Vlorë/ Zjarri tek mbetjet e qytetit, ajri toksik problem për qytetarët dhe pushuesit
Zjarri tek mbetjet e qytetit të Vlorës i cili u shfaq ditën e djeshme rreth orës 15:00, ka vijuar gjatë natës por dhe në këtë moment.
Retë e tymit kanë mbuluar një pjesë të mirë të qytetit të Vlorës duke krijuar shqetësime për pushuesit. Për të shuar ketë zjarr, zjarrfikësit dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar dhe vijojnë të punojnë, por situata është shumë e rëndë.
Sot në ndihmë të zjarrfikësve, pritet që të mbërrijnë forca ushtarake për të ndërhyrë me mjetet e tyre për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve.
Dyshohet se zjarrvënie është e qëllimshme.
Retë e e tymit kanë mbuluar një pjesë të mirë të qytetit të Vlorës duke krijuar shqetësime për banoret dhe pushuesit.
Për të shuar ketë zjarr, zjarrfikësit dhe punonjësit e bashkisë kanë punuar dhe vijojnë të punojnë por situata është shumë e rëndë.
Është kërkuar ndihmë nga Forcat e Armatosura të cilat pritet të vijnë për të ndihmuar zjarrfikwsit.
E njëjta situatë ka qenë edhe vitin e kaluar ku ka vijuar më shumë se 15 ditë.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



