E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/46-vjeçari  arrestohet, ishte në kërkim ndërkombtar
Lajme

Vlorë/46-vjeçari arrestohet, ishte në kërkim ndërkombtar

Një 46-vjeçar në Vlorë është arrestuar sot nga policia pasi ka thyer masën e sigurisë që i ishte vendosur nga gjykata e Milanos.

Ai ishte arrestuar dhe dënuar me për grup të strukturuar kriminal dhe pritej ekstradimi drejt Italisë.

 

Njoftimi i policisë

Policia ka ndaluar një shtetas i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke u larguar nga vend qëndrimi i vendosur nga Gjykata e Milanos!

Më datë 04.02.2018, rreth orës 23:30, në lagjen “Pavarsia”, në vendin e quajtur “Aulona”, është kapur nga shërbimet policore, shtetasi: Grigor Lamaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm është me masë sigurie “Arrest shtëpie”, me qëllim ekstradimi.

Ky shtetas ka marrë masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për Vepren Penale, “Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni”, të parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.