E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë/630 kg kanabis arrestohen 3 persona
Lajme

Vlorë/630 kg kanabis arrestohen 3 persona

Mesditën e sotme rreth 630 kg kanabis në formë pluhuri u sekuestrua nga policia e Vlorës në zonën e Pasha Limanit në Orikum.
Në finalizim të operacionit 6 shtetas u vunë në pranga, ndërsa u sekuestruan edhe 1 gomone dhe 5 automjete.

Në operacionin antidrogë, të koduar ”SEA”, morën pjesë 40 forca.

629.5 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa në formë pluhuri, 6.9 kg lëndë narkotike, kanabis në formë çokollate, 900 gramë vaj hashashi, 5 automjete dhe 1 mjet lundrues tip gomone.

Janë arrestuar në flagrancë shtetasit :

Mario Brahimi, 24 vjeç, banues në Orikum,

 

Berdo Rruçaj, 34 vjeç, banues në Orikum,

Halil Kushta, 24 vjeç, banues në Orikum.

 

Këta shtetas u kapën në flagrancë në vendin e quajtur Pasha Liman, Orikum duke transportuar me automjet lëndën narkotike, me qëllim trafikimin e saj.

Petraq Selamaj, 40 vjeç, banues në Vlorë,

Aleks Duraj, 35 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë,

Erjon Belaj, 28 vjeç, banues në Vlorë.

Ndërsa shtetasit e mësipërm u kapën në Sazan me mjetin lundrues tip gomone, me të cilin do të kryenin trafikimin e lëndës narkotike.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve”, të parashikuar nga neni 283/a/2 e 22 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.