E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë,kapen veshje kontrabandë me vlerë mijëra euro
Publik News

Vlorë,kapen veshje kontrabandë me vlerë mijëra euro

Një sasi veshjesh kontrabandë që kapnin vlerën e 8 mijë eurove janë sekuestruar në Portin e Vlorës. Ndërkohë në pranga janë vënë dy persona, të cilët  bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Policia sqaron se transporti i mallrave nga trageti bëhej me anijen e shërbimit detar që përdoret për punime në Port

Përveç dy të arrestuarve policia sqaron se vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni policor i koduar “Shipping”.

Sekuestrohen veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara nëpërmjet një mjeti lundrues.

Vihen në pranga 2 shtetas që bashkëpunonin për transportimin dhe tregtimin e këtyre mallrave.

Shërbimet e PKK Port Vlorë, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës me mallra, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shipping”.

Gjatë këtij operacioni, shërbimet e Policisë Kufitare në Portin e Vlorës, bazuar dhe në informacionet e marra se me një mjet lundrues “Pilotinë” (anije e shërbimit detar që përdoret për punime në Port), shtetasi R. B. transportonte mallra nga trageti, me qëllim shmangien e detyrimeve doganore, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në mjetin lundrues “Pilotinë”. Gjatë kontrollit u gjetën dhe u sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 8000 euro, të dyshuara të kontrabanduara, të cilat do t’i merrte shtetasi E. P., me qëllim tregtimin e tyre.

Në përfundim të veprimeve u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– R. B., 64 vjeç, banues në Vlorë, drejtues i mjetit lundrues “Pilotinë”;

– E. P., 35 vjeç, banues në Vlorë, administratori i një subjekti tregtar.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.