E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vlorë,në pranga pronari dhe administratori i lokalit
Flash

Vlorë,në pranga pronari dhe administratori i lokalit

Pronari dhe administratori i një lokali në Vlorë kanë rënë në prangat e policisë, pasi akuzohen se organizonin lojëra fati.

Arbër Lena dhe Sadiel Troka organizonin lojëra fati me kompjutera dhe çipsa pokeri.

Pronari dhe administratori u arrestuan në flagrancë, ndërsa u sekuestruan pajisje kompjuterike, çipsa pokeri dhe një përforcues metalik grushti, në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin e veprimtarive të kundërligjshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e lojërave të fatit, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Game Over”.

Gjatë operacionit të zhvilluar, në lagjen “24 Maji”, në ambientet e një lokali në pronësi të shtetasit A. L., 32 vjeç, u konstatua se zhvillohej aktivitet i kundërligjshëm i organizimit të lojërave të fatit.

Në përfundim të veprimeve procedurale u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. L., 32 vjeç, pronar i ambientit;

S. T., 42 vjeç, administrator i lokalit.

Gjatë kontrollit, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale  7 pajisje kompjuterike të përdorura për lojëra fati, 1 valixhe me çipsa pokeri dhe 1 përforcues metalik grushti.

Gjithashtu, gjatë verifikimeve rezultoi se shtetasi A. L. ishte shpallur në kërkim nga DVP Berat, si i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.