Vlorë,tregtarët s’ndalin protestën, mes tyre edhe gra shtatzënë: S’na përgjigjen prej dy muajsh
Tregtarët e “Tregut të Orizit” në Vlorë vijojnë protestat që pas mbylljes së tregut për shkak të rrezikut që përbënte në përhapjen e pandemisë.
Përpara bashkisë ata paralajmërojnë se do të kthehen në punë nesër, ndonëse autoritetet nuk u janë përgjigjur prej 2 muajsh.
“Ne sot kemi kërkuar takim me kryetarin e bashkisë me asnjë tjetër. Këta nuk po na zgjidhin. Nesër ne do të dalim në punë në orën 07:00. Le të vijë policia e kush të dojë.
Ne do jemi sipas rregullave. Nuk na përgjigjen kanë dy muaj. Atje të bie dielli në kokë. Nuk ka asnjë kusht. Kjo është shtatzënë, i kemi motra mirë ne burra, po kjo ku do shkojë në mes të zhavorrit. E kemi vendosur nesër do të dalin në punë”, thotë një tregtar.
Sipas tyre tregu i përkohshëm i propozuar nga qeveria nuk ka asnjë kusht.
Do vinin të filmo tregun këtu te sahati. Na thonë ik shit në diell pa asnjë tavolinë dhe atje tregu është me kushte. Pse e mbyllën tregut. Atje nuk punohet, është jashtë standartit çdo gjë’, thonë disa nga tregtarët për “Abc news”.
Foto nga protesta e tregtareve:
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco







