E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodafone Albania sërish Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit
Lajme

Vodafone Albania sërish Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit

Ndërsa ekipi i Kombëtares Shqiptare të Futbollit po bëhet gati për “Euro 2024” dhe sytë dhe zemra e shqiptarëve janë fokusuar tek kjo ngjarje e madhe historike, Vodafone Albania do të vijojë mbështetjen e saj edhe për 3 vjet të tjera si Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

“Ne jemi Një” do të vazhdojë të jetë slogani shoqërues i mbështetjes dhe bashkëpunimit që Vodafone Albania do të ketë me Kombëtaren Shqiptare të Futbollit, duke theksuar angazhimin e saj për të qenë, në çdo kohë, pranë skuadrës së zemrës së shqiptarëve.

Kontrata e sponsorizimit për 3 vitet në vazhdim, e cila vjen pas një mbështetjeje të suksesshme 6 vjeçare mes palëve, u nënshkrua nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka.

Drejt “Euro 2024”: Vodafone Albania sërish Sponsor Gjeneral i

Si lider i teknologjisë dhe komunikacionit, Vodafone Albania do ta bëjë përvojën kuqezi më të prekshme dhe emocionuese përmes teknologjisë, rrjetit të shpejtë Gigabit dhe veçanërisht 5G-së, që në tre vitet në vijim pritet të sjellë një revolucion të jashtëzakonshëm në komunikim.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, z. Armand Duka, falenderoi Vodafone Albania për mbështetjen:

“Për Federatën Shqiptare të Futbollit sot është një ditë e rëndësishme. Jemi bashkë me partnerin tonë historik për të vazhduar bashkëpunimin e suksesshëm që kemi pasur deri sot. Marrëdhënia me Vodafone ka qenë jo vetëm shumë bashkëpunuese, por na ka sjellë edhe fat, sepse jemi pjesë e finaleve të “Europianit 2024”. Jam i sigurtë se ky bashkëpunim do të jetë përsëri i frytshëm në të ardhmen. Uroj që me Vodafone të jemi edhe në Kampionatin Botëror 2026 e në vazhdim. Dua të falenderoj për bashkëpunimin CEO-n e Vodafone Albania, administratën e Vodafone dhe atë të Federatës së Futbollit.”

Drejt “Euro 2024”: Vodafone Albania sërish Sponsor Gjeneral i

Bashkëpunimi i suksesshëm me Kombëtaren e Futbollit u konfirmua edhe nga Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, z. Balazs Revesz.

“Filluam të sponsorizojmë Kombëtaren e Futbollit rreth gjashtë vite më parë dhe së bashku kemi tejkaluar shumë sfida. Sfidat, djemtë e Kombëtares na i përkthyen me fitore. I shpreh përgëzimet e mia skuadrës kuq e zi për profesionalizmin dhe kualifikimin në “Euro 2024”. Ne si Vodafone jemi të lumtur ta vazhdojmë këtë bashkëpunim e ta bëjmë edhe më të suksesshëm tre vitet në vazhdim. Në të ardhmen e afërt, shqiptarët do të përjetojnë eksperiencën 5G përreth stadiumit, e mundësuar vetëm nga Vodafone Albania.”

Përvojat dhe emocionet e ndeshjeve të Kombëtares në Evropian do të përjetohen vrullshëm me rrjetin më të madh në Evropë, Vodafone 5G. Shqiparët do të mund të ndajnë emocionet e ndjeshjes të sigurt dhe të qetë me paketat Roaming Vodafone.

Vodafone Albania, Sponsor Gjeneral i Kombëtares Shqiptare, për shqiptarët, me shqiptarët. Ne jemi një, drejt fitores!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.