E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhën 5 miliardë lekë për rrugën Elbasan-Gjinar
Lajme

Vodhën 5 miliardë lekë për rrugën Elbasan-Gjinar

DOKUMENTI/Zbardhet vendimi i gjykatës që çoi në arrestimin e dy ish-drejtorëve të Rrugëve dhe 4 biznesmenëve: Vodhën 5 miliardë lekë për rrugën Elbasan-Gjinar

Dy ish-drejtorë të Rrugëve dhe 4 biznesmene janë nën akuzë për abuzimin e fondeve të shtetit për rrugën Elbasan-Gjinar. Janë shoqëruar mbrëmjen e vonë të së enjtes, Andi Toma, ish-drejtor i PD dhe Dashamir Xhika, ish-drejtor i LSI.

Opinion. al ka siguruar dokumentin e plotë të Gjykatës së Elbasanit për kontrollin e banesës së personave nën hetim. Burimet thanë se janë 6 urdhër-arreste lëshuar nga Prokuroria e Elbasanit dhe miratuar nga gjykata e këtij rrethi.

Përpos drejtorëve në hetim janë edhe administratorët e firmave private: Rexhep Tarba (mbikëqyrësi i punimeve në rrugën e Gjinarit), Agron Hysa dhe Kujtim Hysa, ndërsa Rezarta Bokçiu është me ‘arrest shtëpie’.

“Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, sipas detyrave dhe funksioneve që kanë patur, kanë kryer veprime dhe mosveprimeve të kundërligjshme, që kanë sjellë si pasojë shpërdorimin e fondeve publike në shumën rreth 5 miliardë lekë të vjetra, të dhëna nga buxheti i shtetit për realizimin e objektit “Sistemim Asfaltim rruga e Gjinarit”, dhe objekti nuk është realizuar”, thuhet në vendimin e gjykatës së Elbasanit.

Xhika është arrestuar mbrëmjen e djeshme në banesën e tij, ndërkohë burimet thanë se veç Xhikës, në pranga ka rënë dhe Andi Toma,ky i fundit ish-funksionar i Partisë Demokratike i arrestuar dhe disa vite më parë për abuzimet gjatë ndërtimit të autostradës Durrës-Kukës.
/Opinion.al

21
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.