E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vodhën  miliona: Arrestohen  nga Postën e Korçës
Publik News

Vodhën miliona: Arrestohen nga Postën e Korçës

Policia e Shtetit ka arrestuar ish-drejtorin e Postës së Korçës Valter Gorën dhe ish-specialistin e Sigurisë Albano Bibon dhe ka ndaluar 7 punonjës të tjerë aktualë, pasi ata akuzohen se kanë falsifikuar dokumente për të përvetësuar rreth 23 milionë lekë nga kontratat e qerasë që bënte ky institucion.

Konkretisht, masa shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit” iu dha 7 punonjësve:  Adriana Koxheri, Kamela Myrte, Anila Koroveshi, Bardhyl Pane, Elona Galo, Bledian Çoçka, Ermira Morava.

Operacioni u zhvillua pas një hetimi disamujor nga Krimi Ekonomik-Financiar në Policinë e Korçës nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, në bashkëpunim me komisariatin e Pogradecit. Këta drejtues dhe punonjës shpërdoruan detyrën duke falsifikuar kontrata qiramarrjeje për ambiente që përdoreshin nga Posta Shqiptare në filialet Korçë, Maliq dhe Pogradec.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.