Vodhi duke shpërdoruar detyrën, arrestohet 41 vjeçari
41 vjeçari, banues në Tiranë, është dënuar me 18 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja duke shpërdoruar detyrën” nga Gjykata e Apelit Gjirokastër.
Sakaq, forca e posaçme “Shqiponjat”, në Rrugën e Elbasanit kanë ndaluar për kontroll mjetin tip “BMW” me drejtues shtetasin B. K.
Gjatë kontrollit të mjetit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një sasi të dyshuar lënde narkotike sintetike. Në përfundim të veprimeve, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i B. K., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
D. Sh., 24 vjeç, pasi në rrugën “Ibrahim Rrugova”, u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse;
L. H., 41 vjeçe, pasi në Rrugën e Dibrës, u kap duke drejtuar mjetin motor në gjendje të dehur, në masën 0.54 mg/l.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



