E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vokshi ironizon ministren e Shëndetësisë në Komision: Është vetëm maja e ajsbergut! S’ka barna, aparaturat nuk funksionojnë
Lajme

Vokshi ironizon ministren e Shëndetësisë në Komision: Është vetëm maja e ajsbergut! S’ka barna, aparaturat nuk funksionojnë

Deputetja e PD-së, Albana Vokshi ka ironizuar ministren e Shëndetësisë, Albana Koçi, gjatë raportimit të saj në Komision për skandalin tek Onkologjiku.

komision

“Wow, fjalimi ishte nuk di pse ankoheni nuk paska asnjë problem tek QSUT, tek Onkologjiku, fjalime patetike”, tha deputetja demokratike.

Ajo theksoi se në spital nuk ka ilaçe dhe nuk funksionojnë aparaturat, ndërsa theksoi se Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut.

“Mendova se sot do të vinit me një ndjesë zonja ministre, më modeste, por të thoni që kemi reaguar dhe kemi marrë masa në mënyrë të menjëhershme, kur sot nuk ka barna nuk ka kura e ilaçe, nuk funksionojnë aparaturat, paraqiteni para Komisionit dhe në vend që të rreshtoni problematikat, thoni hajde na ndihmoni. Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut”, shtoi Vokshi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.