E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vokshi: Rama nesër zyrtarizon kapjen e AMA, emëron zëdhënësen si kryetare
Publik News

Vokshi: Rama nesër zyrtarizon kapjen e AMA, emëron zëdhënësen si kryetare

Albana Vokshi

‘Edi Rama zyrtarizon nesër zëdhënësen e PS në krye të AMA’. Deputetja e zgjedhur Albana Vokshi shkruan në Facebook se, ‘liria e medias dhe demokracia e kërcënuar nga regjimi që qëndron në pushtet me votë të vjedhur’.

Vendimi antidemokratik për të kapur Autoritetin e Medias Audiovizive përmes zëdhënëses së tij. Votimi i parashikuar nesër në orët e fundit të këtij parlamenti ilegjitim është kthyer në shqetësim për Reporterët Pa Kufij.

Në reagimin e sotëm, organizata kryesore në mbrojtje të gazetarëve vë në dukje se ky vendim po merret pa opozitën, përpara nisjes nga puna të parlamentit të ri. Është e papranueshme për standardet demokratike që zëdhënësja e Edi Ramës të emërohet në krye të një institucioni të pavarur, veçanërisht, kur qeveria nuk ka hequr dorë akoma nga ligji i censurës që dënon gazetarët me burg.

Nesër është dita që qeveria të tërhiqet dhe të mos i nxijë më shumë imazhit Shqipërisë si vendi ku gazetarët dënohen me burg, liria e medias është në rrezik dhe demokracia akoma më e kërcënuar nga një regjim autoritarist që qëndron në pushtet me votë të vjedhur!;’, shkruan Albana Vokshi në Facebook.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.