Vollodja, vëllai i Ramës i shkruan Iriqit
I dashur Iriq,
Ka disa ditë që në shtypin shqiptar po lakohem si vëllai i Edi Ramës, kryeministrit të Shqipërisë. Më duhet ta sqaroj qysh në fillim se unë vërtet jam djalë i Kristaqit, kam lindur nga një lidhje dashurore e nënë sime Olga me ish-studentin shqiptar, por ju siguroj që nuk jam vëlla me Edin. Dhe ja sepse.
-As nëna ime, as babai im nuk janë njerëz që rrahim femrat. Aq më tepër nënën apo nusen. Nuk ka në genet tona asnjë grimcë dhune.
-As nëna ime, as babai im nuk mashtrojnë e gënjejnë njeri. Jeta e tyre është plot mirënjohje.
-As nëna ime, as babai im nuk përdorin fjalor rruge nëpër konferenca e mediume të ndryshme. Se janë plot edukate e mirësjellje.
-As nëna ime, as babai im nuk lëpijnë atë që pështyjnë, se janë koherentë e jo të luhatshëm.
-As nëna ime, as babai im nuk kanë patur sëmundje nervore sepse fisi i të dyve ka njerëz te qëndrueshëm e të logjikshëm.
-As nëna ime, as babai im nuk do pranonin të bashkëpunonin me njerëz të pazote si Balla, Spiropali, Shalësi, apo më keq me kriminelë e vrasës. Se ata kanë pasur qëndrim dinjitoz dhe sjellje plot nder.
Duke sjellë gjithë këto argumente deklaroj se vëllai im nuk është Edi Rama. Nënat i kemi të ndryshme, por ne rastin tim edhe baballarët nuk i kemi të njëjtë. Se një njeri si Rama nuk mund të ketë baba një si Kristaqi. Ndryshe do isha dhe unë si ai, pra mashtrues, gënjeshtar, lajkatar, arrogant, lëpirës, mizor, barbar dhe … pakëz kurvar.
I dashur Iriq,
Duke qenë se zëri yt ka shumë ndjekës të lutem përhape lajmin që sapo të dhashë. Është ekskluziv për ty.
Me respekt,VOLLODJA.
Moskë 15 mars 2018.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



