E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana Ademi bën testin dhe rezulton pozitive me Covid
Publik News

Voltana Ademi bën testin dhe rezulton pozitive me Covid

Kryetarja e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi është infektuar me Covid.

Ademi ka bërë testin e Covid i cili ka nxjerrë se është infektuar me virus.

Mësohet se menjëherë pas konfirmimit kryebashkiakja nuk ka shkuar në zyrën e saj,  ndërsa mësohet se ndodhet tashmë e izoluar derisa të marrë përgjigjet e tjera.

Sipas burimeve gjendja shëndetësore e Ademit është mirë dhe nuk simptoma, por ka dyshuar pas kontakteve që ka patur me persona të tjerë që më pas kanë rezultuar të infektuar.

Tashmë pritet që edhe punonjës dhe drejtues të tjerë të bashkisë Shkodër që kanë patur kontakte me kryebashkiaken t’i nënshtrohen tamponëve dhe pritet të merren masa për dezinfektimin e zyrës së kryebashkiakes dhe mjediseve të tjera brenda bashkisë ku Ademi mund të ketë lëvizur.

Disa kohë më parë në bashkinë Shkodër rezultoi pozitive nënkryetarja Emilia Koliqi dhe disa punonjës të tjerë por ata e kanë kaluar ndërsa sëfundmi është infektuar kryebashkiakja Ademi e cila tashmë është vetëizoluar derisa ta kalojë këtë situatë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.