E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana Ademi mesazh të ndjerë për mikun e saj: Do t’i mungojë Shkodrës
Publik News

Voltana Ademi mesazh të ndjerë për mikun e saj: Do t’i mungojë Shkodrës

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi i ka kushtuar një mesazh të ndjerë mikut të saj Eduard Grishaj që u nda nga jeta ditën e sotme në një aksident në Lezhë.

Ajo shkruan se Grishaj ishte një intelektual me kontribut për kujtesën, kulturën dhe artin në Shkodër, që do t’i mungojë familjes dhe qytetit.

“Një lajm shumë i trishtë sonte! Një koleg dhe mik sot u nda nga jeta në një aksident të rëndë.

Eduart Grishaj, një intelektual, me kontribut për kujtesën, kulturën dhe artin në Shkodër, do ti mungojë familjes, miqve e Shkodrës.

Largimi i papritur dhe shumë i parakohshëm nga jeta, na ka hidhëruar të gjithëve.

Ngushëllime familjes, të afërmëve. Pushofsh në paqe Edi”, shkruan Voltana Ademi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.