E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Voltana Ademi: Qytetarët që kanë ardhur nga Italia nuk janë vetëkarantinuar
Lajme

Voltana Ademi: Qytetarët që kanë ardhur nga Italia nuk janë vetëkarantinuar

Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, ka thënë mbrëmjen e sotme se vetëm para 2 ditësh Dogana e Hanit të Hotit është mbyllur pasi më herët ka qenë e hapur.

“Në Shkodër deri para dy ditësh doganat kanë qenë të hapura. Dogana e Hanit të Hotit ka qenë e hapur. Kanë hyrë më shumë se 100 individë në ditë. Kanë qenë shqiptarë dhe të huaj dhe detyra për ti vetëkarantinuar është marrë para 3 ditësh. Mesa më kanë thënë nga Emergjencat Civile kanë hyrë 70 shtetas të huaj”, ka thënë Ademi në Opinion.

Më tej, Ademi ka thënë se personat që kanë ardhur nga jashtë Shqipërisë, kryesisht nga Italia, nuk janë vetëkarantinuar por kanë shkuar në familjet e tyre. Sipas kryebashkiakes një familje që sot është zyrtarisht e infektuar, nuk ka zbatuar rregullat e karantinës.

“Personat që kanë ardhur nga jashtë nuk janë vetëkarantinuar. Ata kanë shkuar në familjet e tyre dhe sot një familje e infektuar është një prej këtyre që nuk është vetëkarantinuar. Nuk ka pasur interesim për personat që duhet të qëndronin në karantinë. Unë e kam verifikuar vetë dhe më kanë thënë që nga 40 persona, vetëm njërin kanë marrë në telefon për ta pyetur dhe për t’i thënë se si ishte gjendja e tij”, përmbylli kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.