VORË, dy të plagosur me armë zjarri…
Konflikt me armë dhe thika në Vorë, dy të plagosur.
Vetëdorëzohet në polici oficeri i ushtrisë që qëlloi me armë, vëllai i një prej të lënduarve
Të shtëna me armë zjarri ne Vorë. Mësohet se janë plagosur dy persona. Ngjarja ka ndodhur pak momente me parë.
Ergest Hoxha ka plagosur me thikë Kidi Muzhaqin në Vorë. Si pasojë, vëllai i këtij të fundit, Ermal Muzhaqi me profesion oficer ushtrie, ka nxjerr armën e shërbimit dhe la plagosur 34-vjeçarin.
Njëri prej tyre ka marrë plagë nga arma ndersa tjetri nga thika.
Të plagosurit janë dërguar në spital, autori është shoqëruar.
Njoftimi i policisë:
Vorë/Informacion paraprak
Sot rreth orës 12:20, në Vorë, shtetasi E. H., 34 vjeç, ka plagosur me thikë në krah shtetasin K. M., 24 vjeç, banues në Vorë, pasagjer në automjetin me drejtues shtetasin E. M., 27 vjeç, (vëllezër).
Në këto momente, drejtuesi i mjetit, shtetasi E. M., (oficer ushtrie), ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka plagosur shtetasin E. H.
Të dy të dëmtuarit janë shoqëruar në spital, për ndihmë mjekësore, ndërsa shtetasi E. M., është vetëdorëzuar në Polici, së bashku me armën e shërbimit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



