Vota e Majkos “kundër” dhe opozita prej letre

Majko kundër..?
E kush e ha këtë. Për tu krijuar ideja, që nuk jemi dele??
Cudi. Nxituam ta quajmë “hero”.
Dhe pse? Sepse “guxoi” të kundershtonte.
O populli im!
Pse nxitohesh kaq shumë, për të shpikur “heronj” dhe dreqi ta hajë, gjithë jetën ke vuajtur nga diktatorët dhe prapë se prapë, nuk i njeh ata..!?
As nuk i etiketon fare, për të tillë.
Epo ta përdhunosh një popull, kaq herë dhe prapë se prapë, ai të rrijë pa brekë veshur, në qofshim…
“Heroi” Majko cfarë bëri këtë herë?
Nuk votoi. Punë e madhe. Nuk iu duhej.
Po për siguri, e blejmë atë votë.
“Heronjte”, nuk ikin. Përballen. Luftojnë. Ndërkohë atje jashtë, opozitaët llafosin me megafon.
Por kaq. Ata, vetëm kaq bëjnë.
Si kuptoj dot “heronjtë” e këtij vendi..
A thua, kështu janë “heronjtë”..?
Syshqiponjë..hundëzhgabonjë..?( dhe ai, vetëm hundën, ka të tillë)
Pa shpatulla të gjëra dhe këllqe të forta .?
Pa armët, ngjeshur në brez..?
Ndjesë..e ngatërrova me Skenderbeun.
Nuk votojnë edhe kaq..?
Po opozitarët, kështu janë , vetëm me copa letre, “Unë jam teatri” , edhe kaq..?
Dreqi ta hajë..
A ka ndonjë dyqan ky vend, ku shiten “heronj”?
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



