E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Votim i Shqipërisë në OKB/ Baleta: Qëndrimi i Thaçit i nxituar
Lajme

Votim i Shqipërisë në OKB/ Baleta: Qëndrimi i Thaçit i nxituar

Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB, Abdi Baleta ka komentuar qëndrimin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në lidhje me votimin e Shqipërisë kundër SHBA.

I ftuar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, Baleta shprehet se qëndrimi i Thaçit është i nxituar.

“Mendoj se ky është qëndrim i Thaçit, jo i Kosovës. Ai e përfaqëson shtetin e Kosovës, se është President, por nganjëherë ai flet edhe për shkaqe konjukturale. Nuk duhet ta kishte bërë atë reagim. Ishte i nxituar.”- deklaroi Baleta.

Gjithashtu Baleta tha se u duk sikur goditi Shqipërinë.

“Ai tha unë nuk do ta bëja kurrë këtë gjë, pra votimin, gjë që Shqipëria e bëri. Ne duhet ta marrim më shumë si kundërvënie ndaj Shqipërisë.”- u shpreh ish-ambasadori Abdi Baleta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.