E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Votimi në OKB/ Kongresmenët kërkesë Trump-it…
Lajme

Votimi në OKB/ Kongresmenët kërkesë Trump-it…

Pas votimit në OKB, pro rezolutës dhe kundër predidentit amerikan, Donald Trump, disa kongresmenë amerikanë kanë marrë një hap tjetër.

Përmes draftit të depozituar rreth një javë më parë, kongresmenët mbështesin dekretin e datës 6 dhjetor të Presidentit Donald Trump, që njeh Jeruzalemin si kryeqytetin e izraelit dhe kalimin e ambasadës së SHBA-së nga Tel Avivi ku ndodhet sot, drejt kryeqendrës së re.

Përmes pr/rezolutës i bëhet thirrje Presidentit Trump që të udhëzojë Sekretarin e Shtetit që të paraqesë në Kongres një raport mbi statusin e ndihmës ndaj vendeve që votuan pro rezolutës në OKB.

Kujtojmë këtu se rezoluta e paraqitur nga Turqia u kundërshtua nga 9 vende, u abstenua nga 35 vende, mes të cilave 6 të BE-së dhe 128 u shprehën pro rezolutës, mes tyre dhe Shqipëria, ndërkohë që një qëndrim të tillë mbajti edhe Kina, Rusia, Serbia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.