Votohet përfaqësuesi i Shqipërisë në Strasburg
Darian Pavlli do të jetë gjyqtari që do të përfaqësojë Shqipërinë në Gjykatën Europiane për të Drejtat e Njeriut, në Strasburg. Ka qenë Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës institucioni që ka votuar që Pavlli të jetë pjesë e Gjykatës së rëndësishme. Kujtojmë se kandidaturat e Shqipërisë janë refuzuar tre herë më parë.
Një nga emrat që është këmbëngulur fort nga ana e qeverisë që të jetë në Strasburg është ai i Sokol Berberit, ish-gjykatësit të Kushtetueses.
Përfshirja e emrit të Berberit shkaktoi reagime të opozitës, pasi ish-gjyqtari është kunati i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.
Kush është Darian Pavli:
Pavli ka lindur në vitin 1975 në Vlorë dhe ka master të dyfishtë në ligj kushtetues dhe krahasues nga Universiteti Qendror Europian (Hungari) dhe ligjin e shërbimit publik nga Shkolla e Ligjit e Univesitetit të Nju Jorkut (SHBA).
Në bazë të jetëshkrimit paraqitur Këshilli të Europës, Pavli ka përvojë të gjerë si avokat gjyqësor, por jo si gjykatës. Vitet e fundit, ai ka punuar si ekspert ligjor pranë Fondacionit Soros në Tiranë dhe aktualisht është ekspert ligjor pranë misionit EURALIUS V.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



