E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Votova për Boçin, sistemi më nxori Llatjan”- Qytetari denoncoi skandalin me pajisjen elektronike në Elbasan. Kryetarja e qendrës: Presim reagimin e KQZ-së
Politikë

“Votova për Boçin, sistemi më nxori Llatjan”- Qytetari denoncoi skandalin me pajisjen elektronike në Elbasan. Kryetarja e qendrës: Presim reagimin e KQZ-së

Një komisoner në një qendër votimi në Elbasan pretendon se ka votuar për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Luçiano Boçi por në momentin që ka tentuar të vërtetojë votën, pajisja elektronike ka konfirmuar emrin e kundërshtarit politik.

Lidhur me rastin, komisioneri ka denoncuar në KQZ për të bërë të mundur kontrollin e pajisjes dhe rezultatin e votimit.

Në një deklaratë për ‘News 24’, kryetarja në qendrën e votimit ku dhe është denoncuar kjo pajisje tha se ende nuk ka një përgjigje apo reagim nga ana e KQZ-së.

“Komisioneri pretendon se kur ka votuar ka dalë emri i kundërshtarit. Në anën e pajisjes ka dalë emri i kundërshtarit, dhe ne nga ai moment kemi bllokuar pajisjen dhe nuk e kemi vazhduar më votimin. Ende nuk kemi marrë përgjigje nga KQZ, apo inspektorë për të inspektuar këtë pajisje”, tha ajo

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.