Vranë babanë në Shënavlash, dosja kalon për gjykim për tre fëmijët
Hysen dhe Hygerta Meta, vëlla e motër, do të përballen me drejtësinë për akuzat e vrasjes me paramendim në bashkëpunim dhe fshehjen e asgjësimin e kufomës së babait të tyre, Pellumb Meta, në shtëpinë e familjes në Shënavlash të Durrësit. Prokuroria e Durrësit ka përfunduar hetimet dhe ka dorëzuar për gjykim dosjen penal kundër tyre.
Për veprën penale të asgjësimit të kufomës, akuzohet djali i vogël i familjes, Amarildo Meta.
Sipas hetimeve, Hysen Meta, së bashku me motrën e tij Hygerta, studente në vitin e parë, vranë babain e tyre, ndërkohë që kishin raportuar në polici se ai ishte larguar nga banesa në shoqërinë e ënj gruaje. Trupi i pajetë i babait u fsheh pranë kasolles së bagëtive.
Ngjarja tronditëse ndodhi në shkurt të këtij viti dhe fillimisht ishte Hygerta ajo që rrëfeu për hetuesit, duke pranuar se kishte marrë pjesë në vrasjen e babait. Hetimet zbuluan se ekzekutori ishte Hyseni, djali i madh i Pellumb Metës.
Arma e krimit u gjet më vonë e hedhur në një kanal në sonën e sektorit Rinia, Durrës.
Tashmë, dy vëllezërit dhe motra do të përballen me drejtësinë, ndërsa motivi i këtij krimi të rëndë mbetet ende i paqartë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



