“Vrasësi” i veshur me Prada
Është ndoshta rasti më unik në botë, kur një personazh politik apo admionistratori i një qyteti, te ketë mantelin e një “vrasësi”, apo të quhet “vrasësi” i veshur me “Prada”.
Në politikë, në Shqipëri, por edhe në botë ka pasur shumë raste ku kriminelët kanë marrë pushtetin apo raste si ai i Ramës që i bëri deputetë të tillët, por ka edhe të tjerë raste si ai ai i Erion Veliajt, që i rendon një “vrasje” mbi supet e tij.
Këtu bëhet fjalë për vrasjen e 17-vjeçarit të ndjerë, Ardit Gjoklaj, i cili u gjet i vdekur në impiantin e ricikilimit të mbeturinave në Sharrë. Të gjithë protestuan, por më pas u larguan. Jo për faktin se ngjarja mund të ketë qënë aksident, por për faktin se është dashur të mbahet e fshehtë nga kryebashkiaku Erion Veliaj.
Kjo është “vrasja” e tij e parë , por fakti është se Erion Veliaj lufton mediat dhe hoqi nga puna gazetarë, të cilët shkruan kronika, përgatitën edicione për të vërtetën mbi vrasjen e Ardit Gjoklajt në landfillin e Sharrës, të faktit sesi po tentohej të mbahej e fshehtë nga Erion Veliaj.
E “vrasja” e dytë, është ajo që ka bërë së fundi me gjyqtarin Gerd Hoxha, i cili duke gjetur disa të ashtuquajtur ekspertë ashtu si në rastin e videos së Ilir Metës, po tentojnë të manipulojnë ngjarjen. E nga një vrasje e ndodhur brenda, po përpiqen të dalin në përfundime të tilla sikur vrasja ka ndodhur jashtë dhe trupi është hedhur aty.
Por askush nuk flet dhe nuk përgjigjet sesi një 17-vjeçar, i cili jetonte duke mbledhur kanaqe e duke pastruar mbeturina, mund të vritej jashtë këtij landfilli dhe për çfarë mund të vritej. Pa folur më pas për mënyrën sesi është futur për t’u groposur aty, e të tjera më radhë.
Gjithësesi Erion Veliaj është “vrasësi” i veshur me “Prada”, që nga dasma e tij që fillon në Kalanë e Gjirokastrës e më tej një javë të tërë në të gjithë Shqipërinë deri tek zgjedhja si kryetar bashkie. Deri tek skenarët e tij që fillojnë që nga MJAFT-i dikur dhe lufta me socialistët e Fatos Nanos, deri tek marrëveshjet e sotme dhe intrigat me Soros, kundër Ramës. Apo te Bashkia, e cila më shumë se socialistët, do Republikën e Re të Lulzim Bashës.
E në fakt “vrasësi” i veshur me “Prada” që ka emrin e Erion Veliajt është personazhi që ka tentuar të fshehë një vrasje që ka ndodhur në institucionin e kontrolluar prej tij, dhe më pas nëpërmjet korrupsionit duan të manipulojnë të vërtetën.
Ajo që presim në ditët në vijim nuk është gjë tjetër, veçse një garë e shfrenuar elektorale, që Erion Veliaj po bën për t’u rizgjedhur në krye të Bashkisë së Tiranës dhe “vrasësi” i veshur me “Prada”, është simboli që i duhet të majtës për të cuar më tej rrugën e shtrembër ndaj ligjit./cna
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



