E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 24-vjeçares në Itali, familjarët akuza dhe kërcënime
Lajme

Vrasja e 24-vjeçares në Itali, familjarët akuza dhe kërcënime

“E kanë keqtrajtuar”/ Babai i 30-vjeçarit që vrau gruan në Itali i përgjigjet ish-krushkut: Nusja nuk jetonte me ne. Iu kam bërë 4 shtëpi djemve, nuk i kam lënë pa bukë si ai

Babai Lulzim Toci

Bashkim Toci, babai i 30-vjeçarit Lulzim Toci që vrau dy ditë më parë bashkëshorten e tij, me të cilën kishte dy djem ka folur sot për emisionin “Me zemër të hapur” të autores dhe moderatores Evis Ahmeti në News24.

Ai iu përgjigj akuzave të ish-krushkut, babait të Eleonorës se para se të ikte në Itali e kishin keqtrajtuar dhe trajtuar si hyzmeqare, çfarë kishte sjellë edhe divorcin e çiftit. Bashkim Toci tha se nuk jetonte me djemtë dhe ata ishin të ndarë, ndonëse jo zyrtarisht pavarësisht se paratë ia dërgonin atij.

I pranoni akuzat se e keni keqtrajtuar?

Nuk i pranoj ato akuzat sepse djemtë e mi i kanë lënë këtu 150 mln lekë. Kam tre djem. Deri para se të ndahej nuk kam jetuar me ta.

Pse ua sillnin paratë tuaja?

Unë jam i zoti i shtëpisë. Me letra kam qenë me ta, por kam qenë i ndarë. Deri kur janë ndarë i kanë prurë lekët, më pas jo.

Të tre djemtë punojnë në emigrim dhe paratë ua sjellin juve?

Qëkur jemi ndarë nuk m’i kanë prurë. I kam bërë dy shtëpi. Hajde këtu shihe punën time, jo pallavrat e atij. Ai i ka lënë fëmijët pa bukë. Unë pa bukë nuk i kam lënë as në kohën e Enver Hoxhës, jo më në kohën e Edi Ramës.

Dy shtëpi i kam lënë djalit që vrau gruan, njërin të madhit dhe një jetoj vetë.

I kam lënë dy shtëpi, se ishte një pak më e vjetër dhe i kam nisur tjetër.

Vjehrri i të ndjerës: Gjyshi i Eleonorës na ka kërcënuar se do na vriste!

Vjehrri i Eleonora Toçit, e vrarë nga bashkëshorti i saj Lulzim Toçi në Itali, në një lidhje me  moderatoren Evis Ahmeti tha gjyshi i Eleonorës i kishte kërcënuar.

Ai tha se gjyshi i Eleonorës iu kishte thënë përpara disa muajsh, kur çifti kishte pasur krizë, që “vajzën do ta marrin, ose ndryshe do i vriste”. Bashkim Toçi tha se ka kërkuar mbrojtje nga policia, pasi ka dhe djem të tjerë dhe frikësohet nga hakmarrja e mundshme.

Vjehrri i Eleonora Toçit, Bashkim Toçi:Gjyshi i Eleonorës na ka kërcënuar, ose djali ta marrë ose do ju vrasim me gjithë babë. Mjerë ne dhe atyre që na ka ndodhur kjo histori. Unë nuk e arrij më që të vijë Lulzimi këtu. Pyete pse frikësohem e kam kërkuar mbrojtje? Frikësohem se kam djem të tjerë, prandaj kam kërkuar mbrojtje. Djemtë e tjerë nuk kanë faj, janë mbyllur brenda. Fëmijët e Lulzimit dhe Eleonorës janë shumë mirë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.