E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë, ish-drejtori i policisë tregon 2 rastet kur efektivët mund të qëllojnë: Nëse ka pasur armë…
Publik News

Vrasja e 25-vjeçarit në Tiranë, ish-drejtori i policisë tregon 2 rastet kur efektivët mund të qëllojnë: Nëse ka pasur armë…

 

Ish-drejtori i Policisë, Arjan Hoxha ka shpjeguar me detaje se cilat janë rastet kur punonjësi i policisë mund të hapë zjarr në drejtim të një qytetari.

Pas orëve të vona të natës 25-vjeçari Klodian Rasha u qëllua me armë zjarri nga efektivi me iniciale N. H., në rrugën “Dritan Hoxha” në Tiranë, pasi nuk iu bind urdhrit të patrullës për të ndaluar.

Në një njoftim të dytë sqarues për ngjarjen, Policia njoftoi se grupi i hetimit i drejtuar nga Prokurori dhe SHÇBA, kanë gjetur në vendngjarje një armë zjarri pistoletë që dyshohet se i përkiste 25-vjeçarit Rasha.

Në lidhje me këtë ngjarje, Hoxha ka treguar rastet që parashikon ligji se kur një punonjës policie mund të qëllojë me armë zjarri në drejtim të një qytetari.

“Me aq sa kemi të dhëna të deritanishme, një ndër rastet kur policia mund të qëllojë me armë është kur atij i rrezikohet jeta, atyre drejtpërdrejtë ose kur i rrezikohet jeta një personi të tretë. Në rastin konkret duhet të plotësohen disa kritere të sulmit, që të legjitimojnë edhe mbrojtjen e punonjësit të policisë. Pra që punonjësi i policisë të jetë në kushtet e mbrojtjes së nevojshme. Në këtë rast punonjësi i policisë nuk do të kishte përgjegjësi penale”,- tha Hoxha.

Si mund të provohet fajësia apo pafajësia e punonjësit të policisë?

Ish-drejtori i policisë Arjan Hoxha ka treguar 2 provat që do të ndihmojnë për të përcaktuar nëse polici e ka kryer ddetyrën e tij apo jo.

“Punonjësi i policisë në rast se një individ që paraqet rrezikshmëri, në rastin konkret dyshohet se ka pasur një armë zjarri, por e rëndësishme në këtë rast është që viktima në rastin konkret duhet të kishte zhvilluar një sulm ndaj punonjësit të policisë, që atij t’i legjitimohet vrasja. Nëse ai i ka drejtuar armën dhe punonjësi i policisë ka hapur zjarr në rastin kur sulmi nuk ka përfunduar, që sulmi ka qenë në zhvillim e sipër, atëherë punonjësi i policisë ka qenë  brenda kushteve që legjitimojnë veprimin e tij. Pra, e drejta për t’u kundërpërgjigjur. Sepse punonjësi i policisë nuk ka nga ta dijë nëse është armë lodër apo e vërtetë. Atëherë ai ka të drejtë që të hapë zjarr. Nëse rezulton nga autopsia se plumbat ai i ka mbrapa shpinës, pra ka qenë duke ikur atëherë punonjësi do të mbajë përgjegjësi penale për vrasje nga pakujdesia. Pra duhet të administrohen të gjitha provat. Pra në rast nëse e ka nxjerrë armën apo jo. Dy janë provat që do të çojnë në zbardhjen e ngjarjes. E para, është nëse arma e zjarrit është e tij dhe duhen parë nëse janë gjurmët e gishtërinjve të tij. Momenti i dytë është nëse plumbat që kanë përshkruar trupin e 25-vjeçarit janë nga prapa, pra duke ikur”,- u shpreh Arjan Hoxha për Report Tv.

Çfarë thotë Kodi Penal për rastet kur punonjësit e policisë duhet të qëllojnë me armë zjarri?

“Përpara përdorimit të armëve të zjarrit punonjësit e policisë dhe subjektet e tjera duhet të identifikojnë veten si të tillë si dhe t’i japin një paralajmërim të qartë duke shprehur me zë të lartë “Ndal”, ndjekur dhe paralajmërimi i dytë “Ndal se do të qëlloj”, nëse ai nuk ndalet.Në rrethana objektivisht të pamundura, të ngutshme, mund të mos bëhet paralajmërimi në rast se një veprim i tillë rrezikon subjektet e këtij ligji ose personat e tjerë nga një rrezik i çastit për jetën. Në këtë rast qëllohet pa paralajmërim, duke synuar pjesët e poshtme të trupit”

 

Si ndodhi ngjarja?

Klodian Rasha, 25 vjeç, pas mesnatës është konstatuar nga patrulla duke bërë lëvizje të dyshimta në rrugën “Dritan Hoxha”. Menjëherë i është bërë thirrje për të ndaluar por ai nuk i është bindur urdhrit dhe është larguar me vrap.

Efektivët e kanë ndjekur dhe kur janë afruar në një zonë pa ndriçim, 25 vjeçari i ka drejtuar atyre një send të fortë në dukje armë zjarri, që në fillim nuk është konfirmuar. Por grupi i hetimit i drejtuar nga Prokurori ka gjetur në vendngjarje një armë zjarri dhe ka konfirmuar se efektivët janë përballur me një person të armatosur.

Në kushtet e vetëmbrojtjes, efektivi me inicialet N.H ka qëlluar dhe ka plagosur të riun. Ai është transportuar në spital, por nuk ka mundur të mbijetojë. Ndërkohë, efektivi ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë dhe po merret në pyetje për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I riu nuk është një person i panjohur për Policinë pasi ka qenë i dënuar më parë për  dy vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Heqje e paligjshme e lirisë”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.