E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 28 vjeçarit shqiptar, dyshohet se autori ka qenë vjehrri i tij
Publik News

Vrasja e 28 vjeçarit shqiptar, dyshohet se autori ka qenë vjehrri i tij

Ilir S. nga Koekelare, i cili gjithashtu njihej edhe si Mario S., u gjet i vrarë mbrëmjen e 18 korrikut në qytezën Ijzer, pranë motoçikletës së tij të parkuar.

Për ngjarjen, policia arretsoi vjehrrin e viktimës Stephane V. (54 vjeç), një piktor i pavarur nga Nieuwpoort.

Nga deklaratat e vjehrrit rezultonte se marrëdhënia me dhëndrin nuk ishte e mirë prej vitesh.

Mediat belge sqarojnë se ishte vetë 54 vjeçari që pranoi se kishte pasur një debat me dhëndrin e tij, ditën e vrasjes, por nuk e kishte vrarë ai.

Ekspertiza ka gjetur gjurmë baruti në duart e 54-vjeçarit, çka i ka bindur prokurorët se ai është vrasësi dhe sipas tyre çështja mund të jetë afër përfundimit të saj.

“Analiza e gjurmëve të barutit në krahët e V. ka rezultuar pozitive”, thanë burimet gjyqësore.

Kjo tregon se Stephane V. ishte i pranishëm atë natë kur ndodhën të shtënat. Provat kundër tij vazhdojnë të grumbullohen.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.