E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 49-vjeçarit në Tropojë për një copë toke
Publik News

Vrasja e 49-vjeçarit në Tropojë për një copë toke

Konflikti për një copë tokë është bërë shkak për sherrin midis dy familjeve në fshatin Çerem të Tropojës, sherri i cili përfundoi me vrasje pasditen e së shtunës.

Shtetasi Isat Goci u qëllua me armë zjarri nga autori i dyshuar Altin Ismajlisufi, i cili përfundoi në prangat e Policisë rreth dy orë pas krimit.

1

Në dëshminë e tij paraprake para hetuesve pas arrestimit, Ismajlisufi me profesion zjarrfikës ka deklaruar se prej muajsh familja e tij dhe ajo Goci kishin konflikte për një copë toke që ndodhet pranë banesave të tyre.

Ai ka deklaruar se ditën e ngjarjes viktima kishte dhunuar djalin e tij, ndërsa nënën e kishte shtyrë dhe rrëzuar në oborr.

“Prej muajsh kishim debate të vazhdueshme. Isati më dhunonte familjen sapo i shihte në rrugë. Shkak i sherreve tona është një sipërfaqe toke që ndodhet pranë shtëpive tona. Edhe pak orë para se të takohesha me Isatin djali më tha se ai e kishte dhunuar. Ndërsa nënën time e kishte shtyrë në oborr”, mësohet të ketë deklaruar Altin Ismajlisufi.

NGJARJA

Konflikti midis dy fshatarëve ka nisur pasditen e së shtunës, ku paraprakisht dyshohet se viktima, Isat Goci, 49 vjeç, ka qëlluar djalin e autorit të dyshuar të ngjarjes. Më pas Goci ka shkuar pranë banesës së autorit duke u përballur fillimisht me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë dhunshëm duke e rrëzuar përtokë.

Më pas 49-vjeçari ka tentuar të hyjë brenda banesës me pretendimin për t’u sqaruar. Në atë moment ka dalë Ismajlisufi, i cili pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, i ka kërkuar viktimës të largohej.

Në debat e sipër, mësohet se i arrestuari me profesion zjarrfikës në Tropojë e ka qëlluar me armë zjarri tip pistoletë në pjesën e këmbës. Plaga ka qenë fatale për 49- vjeçarin. Pavarësisht se u transportua me urgjencë në drejtim të Spitalit të Bajram Currit, ai nuk ka arritur të mbijetojë për shkak të humbjes së madhe të gjakut.

“Rreth orës 15:30, në fshatin Çerem, në rrethana ende të paqarta, është vrarë me armë zjarri shtetasi I. G., 49 vjeç, banues në Çerem. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit A. I., banues në Çerem.

Vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, tha Policia. Policia lokale tha se arrestoi në kohë rekord autorin e dyshuar, shtetasin Ismajlisufi.

Arrestimi është kryer rreth dy orë pas ngjarjes së rëndë, ku zjarrfikësi ka tentuar të arratiset në drejtim të Kosovës. Gjatë kontrollit të banesës në fshatin e thellë malor me vetëm pak familje, Policia ka sekuestruar edhe një armë zjarri të llojit pistoletë, me të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja e 49-vjeçarit.

Viktimat Isat Goci shkoi pranë banesës së familjes Ismajlisufi pasditen e së shtunës për t’u sqaruar sërish, ndërsa mësohet se në oborr ai ka shtyrë duke rrëzuar përtokë nënën e autorit të dyshuar të ngjarjes. Pas këtij akti, zjarrfikësi Ismajlisufi ka qëlluar me armë në pjesën e këmbës. Për shkak të humbjes së madhe të gjakut pasi fshati ndodhet 25 km larg qytetit të Bajram Currit, Goci nuk ka arritur të mbijetojë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.