E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e 61-vjeçarit në Dajt/ Dëshmitari kyç i zhdukur prej 2 muajsh
Publik News

Vrasja e 61-vjeçarit në Dajt/ Dëshmitari kyç i zhdukur prej 2 muajsh

Familjarët e kishin shpallur të zhdukur

Gazmir Ngota është dëshmitari kyç i cili zbardhi vrasjen e 61-vjeçarit Menduh Kurt-Deda në vitin 2017.

Ngota prej dy muajsh ishte larguar nga familja e tij dhe këta të fundit e kishin denoncuar në polici si të humbur. Sipas tyre ditën kur është arrestuar, Ngota është kthyer në shtëpi 10 minuta para se efektivët të mbërrinin për t’i vënë prangat. Familjarët kanë menduar se Ngota kishte kryer ndonjë vjedhje pasi kishte patur një jete endacaku ndërsa më herët ka qenë i dënuar për vjedhje.

Kur Gazmir Ngota dhe Marjeta Karaj, e arrestuara tjetër për vrasjen e 61-vjeçarit janë përballur në gjykatë ajo ka mohuar njohjen me Ngotën dhe përfshirjen në vrasje.

Ndërkohë vlen të thuhet se Gazmir Ngota në dëshminë e tij ka treguar me detaje se si Besmir Karaj, djali i Marjetës ka organizuar vrasjen e 61-vjeçarit për një borxh.

Dëshmia e tij nuk ka bindur as avokatin mbrojtës, i cili ka kërkuar në gjykatë një ekspertizë psikike për Gazmir Ngotën, për të përcaktuar nëse është apo jo mirë mendërisht.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.