E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e adoleshenti në Durrës, zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit: E vrava se po me shihte …
Lajme

Vrasja e adoleshenti në Durrës, zbardhet dëshmia e 17-vjeçarit: E vrava se po me shihte …

Zbardhet dëshmia e adoleshentit të arrestuar nga policia për vrasjen e 16-vjeçarit Anxhelo Gjokazaj.

Devi L., 17  vjeç është adoleshenti i ndaluar. Ai ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës dhe është marrë në pyeteje lidhur me rrethanat e ngjarjes.

Sipas dëshmisë së autorit, ai kishte dalë nga mësimi dhe u grind me viktimën.

”U ktheva në lagje, aty ku rri gjithnjë. Aty u hasa me Anxhelon. Po më shikonte. Pse më shikon i thashë, ka ndonjë gjë për të parë?!

Ai më ofendoi, më shau. I thashë, pusho se do ta pësosh keq, ai vazhdonte të më shante. Edhe unë nisa ta shaja dhe u përleshëm fizikisht. Në një moment nxora thikën dhe e qëllova disa herë.

Nuk më kujtohet se sa herë i qëllova, pasi isha në gjaknxehtësi e sipër. Por, pashë që mbeti i shtrirë në tokë dhe u mbulua nga gjaku. Në këtë moment u tremba dhe u largova.

Pak metra më tej hodha thikën në një kanal. Nuk kishim ndonjë konflikt, thjesht antipati për njëri-tjetrin”, mësohet të jetë shprehur ndër të tjera 17-vjeçari për ekspertët e Policisë që e kanë marrë atë në pyetje.

Image

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.