E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Ardian Nikulajt/ Policia shpall në kërkim 5 persona
Lajme

Vrasja e Ardian Nikulajt/ Policia shpall në kërkim 5 persona

Dalin detaje të reja në lidhje me vrasjen e biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin të Lezhës disa ditë më parë, duke thënë se Policia ka ka shpallur në kërkim 5 persona të cilësuar si pjesëtarë të një grupi të strukturuar kriminal për vrasjen e Nikulajt.

Sipas saj është rënë në gjurmët e të dyshuarve pas gjetjes së disa rrobave që besohet se janë përdorur nga autori i ngjarjes, ndërsa shtoi se po ashtu pjesë e grupit kriminal janë edhe shtetas të huaj.

Sakaq, ajo zbuloi më tej se policia ka gjetur një vajzë që ka blerë motorin që është përdorur në ngjarje dhe më pas ka identifikuar personin të cilit ia ka dhënë.

Ajo shtoi se autoritetet besojnë se ngjarja ka ndodhur për shkak të gjakmarrjes, ndërsa pritet që të zbardhen detaje të reja në lidhje me ngjarjen në ditët në vijim

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.