E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e bariut në Tropojë/ Autori nga Tirana
Lajme

Vrasja e bariut në Tropojë/ Autori nga Tirana

Identifikohet autori i vrasjes se 69-vjecarit ne bjeshkën e Doberdolit Tropojë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në zonën e bjeshkëve në Tropojë, bariu identifikuar si Tahir Bajraktari i cili u gjet pa shenja jete, rezultoi se ishte vrare.
Njoftimi i policise 

 

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur mbasditen e datës 18.09.2018, ku u gjet i vrarë me armë zjarri shtetasi T.B, 69 vjeç, Drejtoria Vendore e Policisë Kukës, ngriti një grup të posaçëm hetimor.

Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale si dhe hetimeve intensive nga grupi hetimor, u bë e mundur identifikimi i autorit të dyshuar shtetasi N.L, 54 vjeç banues në Tiranë.

Shtetasi N.L dyshohet se më datë 18.09.2018, për motive të dobëta dyshohet se ka vrarë me armë zjarri në banesën e tij në bjeshkën e Doberdolit, Tropojë Fshat, shtetasin T.B., 69 vjeç, banues në Tiranë.

Vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale të parashikuara nga nenet 76 e 278 të Kodit Penal

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.