E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e biznesmenit në Laç, arrestohen babë e bir
Publik News

Vrasja e biznesmenit në Laç, arrestohen babë e bir

LAÇ – Policia e Kurbinit ka arrestuar dy persona si të dyshuar për vrasjen e biznesmenit Rakip Roli, një ditë më parë në Sanxhak të Laçit.

Gazeta SHQIP mëson se të arrestuarit janë babë e bir, Skënder dhe Laj Lika.

Babë e bir janë kapur në zonën e Fushë-Milotit, ndërsa në pranga ka rënë edhe një person i tretë, por ende nuk dihet roli i tij në ngjarje.

Rakip Roli, i njohur ndryshe si Pilot Roli, u vra mëngjesin e të premtës sapo doli nga banesa.

Në zonën ku ka ndodhur vrasja nuk ka kamera sigurie, gjë që e vështirëson akoma më shumë zbardhjen e plotë të ngjarjes

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.