E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e biznesmenit në Shkodër, njihej si person pa probleme, dyshohet për…
Lajme

Vrasja e biznesmenit në Shkodër, njihej si person pa probleme, dyshohet për…

Arian Ferracaku kishte në pronësi disa biznese në plazhin e Velipojës dhe disa në Shkodër bashkë me familjen e tij. Familja e tij njihet në Shkodër si pronare e kompanisë së prodhimit të plastikës “Firma Ferracaku”. Arian Ferracaku nuk ishte një person problematik në qytetin e Shkodrës në të kaluarën e tij.

02Dyshimet e Policisë për momentin janë se kjo vrasje mund të ketë ardhur pas ndonjë konflikti të çastit mes tij dhe autorit. Në vendin e ngjarjes, kali me të cilin po kalëronte 30-vjeçari ka marrë dy plumba, por, edhe pse i plagosur, ai ka arritur që të largohet drejt banesës të viktimës. Në vendin ku ndodhi vrasja, përveç efektivëve të komisariatit kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe struktura të tjera policore.

 

 

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu, pak pas ngjarjes, ka udhëtuar drejt Shkodrës. Për hetimin e ngjarjes në Shkodër, bashkë me drejtorin Veliu kanë shkuar dhe specialistët më të mirë të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, në mënyrë që të kryhen hetime intensive për të zbardhur sa më shpejt shkaqet dhe autorësinë e vrasjes.

Në kuadër të kësaj, jo vetëm në afërsi të vendit të ngjarjes, por edhe kudo tjetër përreth, Policia ka ushtruar kontrolle të imtësishme për të arritur në gjetjen e ndonjë gjurme. Nga ana tjetër, janë ngritur disa postblloqe në aksin Shkodër-Hani Hotit, por edhe pjesë të tjera në qytetin e Shkodrës dhe zonën në afërsi të Livade ku ndodhi vrasja. Deri më tani, Policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorit të vrasjes dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.