E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e efektivit të policisë/ Ministri i Brendshëm: Shumë shpejt do ketë informacion të plotë. Ja çfarë thotë për operacionet antikanabis
Publik News

Vrasja e efektivit të policisë/ Ministri i Brendshëm: Shumë shpejt do ketë informacion të plotë. Ja çfarë thotë për operacionet antikanabis

Një ditë pas vrasjes së efektivit të policisë, Saimir Hoxha, Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi në një deklaratë për gazetarët ka thënë se shumë shpejt do të ketë një informacion të plotë rreth situatës

Ministri Çuçi thotë se sot do të përcillet polici si Dëshmor Atdheu teksa theksoi se SHÇBA po bën punën e saj.

“Policia e ka bërë të qartë edhe operacionin për të cilin forcat e policisë ishin dje në të ngjarje për fat të keq tragjike. Kështu që besoj se në drejtorinë e policisë do të merrni informacionin për atë situatë”, tha ministri.

Sa i takon operacioneve antidrogë, ministri tha se ky do të jetë viti më i suksesshëm në luftën kundër kultivimit të drogës.

“Shkoni në drejtorinë e policisë dhe aty do ti gjeni. Ju siguroj që lufta kundër fenomenit të mbjelljes së kanabisit ka shënuar majat këtë vit. Së pari është numri i hektarëve që janë asgjësuar, është presioni që është rritur nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik dhe janë të dhëna të tërthorta, nuk ka asnjë gomone të kapur këtë vit me kanabis. Këto janë tregues që ky fenomen është zvogëluar. Besoj se do jetë një nga vitet më të suksesshme”, tha ministri.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.