E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Egli Pashollarit, përlot mikesha: Plaga që s’do shërohet kurrë
Lajme

Vrasja e Egli Pashollarit, përlot mikesha: Plaga që s’do shërohet kurrë

Miqtë dhe të afërmit e 31-vjeçarit Egli Pashollari, i cili humbi jetën tragjikisht pak ditë më parë pasi u godit me thikë, kanë reaguar me dhimbje të thellë në rrjetet sociale. Mesazhe prekëse dhe dedikime të shumta janë shpërndarë në kujtim të tij, duke treguar boshllëkun që ka lënë pas tek njerëzit që e njihnin.

Një nga reagimet më të ndjera erdhi nga mikja e tij, Edisa, e cila në një postim në TikTok i kushtoi disa rreshta emocionalë 31-vjeçarit. Në mesazhin e saj, ajo shpreh dhimbjen për humbjen e mikut dhe thekson se mungesa e tij do të jetë një plagë që nuk do të shërohet kurrë.

“Ti e dije që të doja shumë cerro, por unë nuk e dija që të doja edhe më shumë nga sa mendoja. Plaga dhe mungesa që më ke lënë s’do më shërohen kurrë, por do mësoj të jetoj me to, sepse pa ty s’do jetë njësoj. Të doja, të dua dhe do të dua përgjithmonë me shpirt të pastër, vëllai im. Kurrë s’do e pranoj dot faktin që s’do të kem më të pranishëm në jetën time, dhe asnjë tavolinë s’do e ketë më shijen njësoj pa ty, shpirti im. Asnjë verë nuk do jetë më kaq e ngrohtë pa ty, sepse plaga që na është hapur në kraharor na ka ftohur shpirtin. Ishe dhe do mbetesh djali më i mirë dhe shoku më i mirë për këdo që të njohu vërtet, vëlla. Përgjithmonë në zemrën time. See you soon,” shkruan ajo.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasditen e 20 shkurtit, kur Egli Pashollari u godit me thikë pas shpine dhe, pavarësisht përpjekjeve për ta transportuar me urgjencë drejt spitalit, nuk arriti t’u mbijetonte plagëve.

Për këtë krim, policia ka shpallur në kërkim Gazment Buçpapa. Sipas dëshmisë së dhënë nga bashkëshortja e tij, ajo kishte pasur një përballje me 31-vjeçarin, duke pretenduar se ishte ngacmuar prej tij. Gruaja deklaroi se për këtë situatë kishte njoftuar bashkëshortin, i cili më pas dyshohet se e ka goditur të riun me thikë.

Autoritetet vijojnë kërkimet për kapjen e të dyshuarit, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë ende në zhvillim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.