E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja në Tiranë e Egli Pashollart, zbulohet pista tronditëse
Lajme

Vrasja në Tiranë e Egli Pashollart, zbulohet pista tronditëse

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur pasditen e kësaj të premteje në rrugën “Kongresi i Lushnjës” në Tiranë, ku humbi jetën 31-vjeçari Egli Pashollari, i goditur me mjet prerës.

Sipas informacioneve paraprake nga terreni, i riu sapo kishte zbritur nga automjeti i tij kur është përballur me tre persona – dy djem dhe një vajzë – të cilët dyshohet se e kanë sulmuar menjëherë. Konflikti ka degraduar në përleshje fizike dhe gjatë përplasjes njëri prej djemve e ka goditur me thikë të paktën një herë në pjesën e shpinës.

Të pranishmit në zonë i kanë dhënë ndihmën e parë pranë një lokali aty afër dhe më pas e kanë transportuar me automjetin e tij drejt spitalit. Megjithatë, plagët e marra rezultuan fatale dhe 31-vjeçari ndërroi jetë rrugës për në spital.

Autorët e dyshuar janë identifikuar nga policia me mbiemrin Buçpapa, ndërsa njëri prej tyre, Gazmend Buçpapa, është shpallur në kërkim si personi që dyshohet se ka kryer goditjen fatale. Pas ngjarjes, ai dhe dy personat e tjerë janë larguar me shpejtësi nëpër rrugicat pranë vendit të krimit.

Burime jozyrtare bëjnë me dije se konflikti mund të ketë nisur për motive personale, pasi autorët dyshonin se viktima kishte ngacmuar motrën e njërit prej tyre. Gjithashtu, raportohet se Pashollari njihej si pjesë e grupit të Emiljano Shullazit, megjithatë mbetet e paqartë nëse ngjarja ka lidhje me ndonjë aktivitet të paligjshëm apo bëhet fjalë për një sherr me motive të çastit.

Në reagimin zyrtar, policia njoftoi:
“Rreth orës 15:40, dyshohet se gjatë një konflikti në rrugën ‘Kongresi i Lushnjës’, është goditur me një mjet prerës shtetasi E. P., rreth 31 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën në spital.”

Po ashtu, autoritetet informuan se rreth orës 15:50, në Rrugën e Kavajës, një 34-vjeçar me inicialet A. K. është plagosur me armë zjarri gjatë një konflikti tjetër dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka identifikuar personat e përfshirë në të dyja rastet, por nuk ka bërë publike të dhënat e tyre për shkak të hetimeve në vijim. Grupet hetimore po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe për kapjen e autorëve të shpallur në kërkim.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.