E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Elton Javorit, ja 3 pistat ku po hetohet
Lajme

Vrasja e Elton Javorit, ja 3 pistat ku po hetohet

Elton Javori, 41 vjeç, u ekzekutua pak para mesditës së të enjtes, në lagjen 16 Prilli në Fier, vetëm pak metra larg banesës së tij.

Nga një video e publikuar, e cila është marrë nga kamerat e sigurisë, duket se një automjet “E Class” fuoristrada, ecën paralelisht me automjetin Porsche ku udhëtonte viktima, i cili ul xhamin, dhe më pas qëllohet me pistoletë. Një nga plumbat e ka kapur në pjesën e qafës, duke i shkaktuar edhe plagën që më pas i morri jetën.

Policia identifikoi brenda pak minutash autorin e dyshuar të krimit, Agim Gashi, i cili njihej edhe me emrin Agli, 35 vjeç.

Grupi hetimor ka sekuestruar pamjet filmike, përmes të cilave ka arritur të ngrejë dyshime mbi autorin, që u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia e ka shpallur në hetim.

Viktima është nipi i biznesmenit Demir Backa, i ekzekutuar me armë automatike në 2021, por edhe i Medi Backës, i vrarë në 1997, në atë që njihet si masakra e Levanit.

Demir Backa njihej në Fier si një nga biznesmenët e fuqishëm, i cili u ekzekutua teksa ndodhej në automjetin e tij.

Grupi hetimor po heton në 3 pista lidhur me vrasjen e sotme të 41-vjeçarit. Dyshimet e para janë ngritur mbi një konflikt të 2 javëve më parë mes autorit të dyshuar Agim (Agli) Gashi dhe viktimës Elton Javori.

Një tjetër pistë është një krushqi e prishur mes dy fiseve, që janë me origjinë të largët nga Kosova, por prej dekadash jetojnë në Fier.

Ndërkohë që pista e tretë është ajo e prishjes së pazareve në veprimtari të paligjshme. Nga raportimet mësohet se viktima ka qenë në Gjermani, është kthyer në Shqipëri gjatë 3 muajve të fundit, çka ka bërë që grupi hetimor të mbledhë informacione mbi periudhën që 41-vjeçari ka jetuar në këtë vend.

Policia ka arritur të marrë dëshmi nga persona të ndryshëm, përfshirë këtu edhe të afërm të viktimës, i cili sipas fqinjëve të tij, ishte një person i qetë dhe jo problematik.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.