Është zbardhur dëshmia e njërit prej të arrestuarve për vrasjen makabre të të riut Florian Lamçe, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në qendër të qytetit të Elbasanit, në afërsi të muzeut etnografik pranë lokal ‘Piazza’.
Zbardhet dëshmia e Sokol Sanxhaktari, që u arrestua një ditë më parë, si njëri prej autorëve të krimit. Ai ka deklaruar se viktimën e ka shok dhe se dje kanë pirë shumë pije, ndërsa shton se pas një debati nuk e kujton pse janë konfliktuar.
“Florin e kam shok. U takuam pasdite dhe kemi qene ne disa lokale. Ne darke u ulem me Ardianon dhe me Florianin tek lokal piazza dhe kemi pire shume pije te ndryshme. Nuk e kujtoj as si nisi debati dhe as pse me qelloi dhe e qellova. Jam i shokuar. Nuk e di si ka ndodhur. Ne jemi miq”, mësohet të ketë thënë ai.
Bashkë me Sanxhaktarin dhe viktimën, në lokal ka qenë edhe shoku i tij Adriano Hajdari, i cili po ashtu është arrestuar.
Sipas policisë, konflikti ka nisur për motive të dobëta, ndërsa ata ishin në gjendje të dehur.



