E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e ish-kryeministrit Abe/ Berisha: Ditë tronditëse për kombin e madh japonez!
Lajme

Vrasja e ish-kryeministrit Abe/ Berisha: Ditë tronditëse për kombin e madh japonez!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas vrasjes së ish-kryeministrit japonez Shinzo Abe duke e cilësuar këtë një lajm tronditës për kombin e madh japonez.

Berisha thekson se dënon me forcë këtë akt të shëmtuar kriminal që i mori jetën një burrështetasi ndërsa i shpreh ngushëllimet familjarëve.

“Nje dite tronditese per familjen Abe dhe kombin e madh japonez! Te dashur miq, nje atentat, ne te cilin u vra duke mbajtur nje fjalim ish Kryeministri i Japonise me jetegjate ne detyre Shinzo Abe, ka tronditur thelle familjen Abe dhe kombin e madh japonez.

Duke denuar me forcen me te madhe kete akt te shemtuar kriminal qe i mori jeten nje burreshtetasi dhe japonezi te madh, i shpreh ngushellimet e mia me te ndjera familjes Abe dhe autoriteteve japoneze per kete humbje tronditese per ta, vendin e tyre dhe miqte e Japonise ne mbare boten”, shkruan Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.