Vrasja e Ivanoviç/ Mesazhi i fortë i gruas, fjalët e fundit dhe premtimi për të
Pas deklarates se forte te leshuar fill pasi mori vesh lajmin e tmerrshem per vrasjen e bashkeshortit, gruaja e te ndjerit, Oliver Ivanoviç, ka ndare me miqte e saj ne rrjetet sociale nje mesazh prekes.
Sipas Kurir, postimi eshte bere vone pas mesnate, nderkohe qe edhe autopsia e te nderit ishte kryer.
Milena Popoviç Bogdanoviç, bashkëshortja e kreut te Iniciativës Qytetare “Serbia, Demokracia dhe Drejtësia”, shenoi kete status ne Facebook dhe Twitter.
“Ata qëlluan mbi zemrën time, dashurinë time, gëzimin. Ata qëlluan mbi babain e Bogdanit. Ata qëlluan mbi të gjithë ne.
Lirine, Serbia!
Rri ne paqe i dashuri im.
Ata që e bënë këtë nuk do të kenë me siguri!”- shkruan ajo.

Vrasja e liderit serb, vjen kërcënimi i ashpër i bashkëshortes. Ajo do operohej sot
Bashkëshortja e Oliver Ivanoviç ra në shok, pasi mësoi lajmin e tmerrshëm të vdekjes së burrit të saj.

Milena Ivanoviç, ishte e semure dhe kishte planifikuar per sot operacionin, kur zbuloi se kishte humbur bashkëshortin.
Milena Ivanoviç raportohet se ka thënë për mediat serbe se kjo ngjarje nuk do të përfundojë mirë, po ashtu theksoi se dihej kush e ka bërë këtë.
“E rendesishme edhte qe femijet tane jane mire dhe tani jane me nenen time. Kush e ka bere kete, duhet ta dije se nuk do te perfundoje mire”, tha ajo, raporton “Kurir”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



