Vrasja e Klisman Prect në Milot, SPAK merr në dorë çështjen
SPAK merr në dorë çështjen e atentatit te Milotit, ku mbeti i vrare Klisman Preci dhe u plagos Ylli Brahimi. Prokuroria e Kurbinit e klasifikoi atë si një atentat të kryer nga një grup kriminal.
Mesohet se dosja është tërhequr një javë më parë dhe veprimet po kryhen nga Prokurori i SPAK Altin Dumani.
SPAK po kalon në sitë të gjithë kundërshtarët e Ylli Brahimit që besohet se ishte shënjestër e atentatit. Bëhet fjalë për një grup shumë të fuqishëm kriminal në zonën e Laçit dhe dyshohet se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve në aktivitet e tyre kriminale kohëve të fundit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



