E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Klodian Rashës/ Kaos në Shqipëri dhe kryeqytet
Publik News

Vrasja e Klodian Rashës/ Kaos në Shqipëri dhe kryeqytet

Protestat për vrasjen e Klodian Rashës kanë përfshirë gjithë territorin e vendit.

Krahas grumbullimit në kryeqytet, një tjetër protest po zhvillohet në Lezhë, ku qytetarë të revoltuar kanë bllokuar autostradën Shkodër-Lezhë.

Kujtojmë që sot më herët një tjetër protestë e dhunshme u zhvillua në Korçë, teksa qytetarët atje sulmuan Bashkinë dhe drejtorinë e Policisë.

Sot ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj i paraqiti kryeministrit Rama dorëheqjen e parevokueshme. Kryeministri e ka pranuar dhe i ka dhënë “lamtumirën” me fjalë falenderuese.

Policia e shtetit ka nisur shoqërimet e protestuesve të dalë në qendër të Tiranës për të kërkuar drejtësi për vrasjen e të riut, Klodian Rasha 3 mbrëmje më parë.

Siç shihet edhe nga fotografitë, të ndaluar janë disa të rinj, pjesë e protestës.

Qytetarë kanë goditur me mjete të forta drejt godinave të Kryeministrisë, Ministrisë së Brendshme, por edhe Ministrisë së Financës, duke thyer xhamat dhe i shkaktuar dëmtime të rënda.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.