E mërkurë, 14 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e palestinezes në Tiranë, autori i dyshuar konfirmohet se është babai i saj, Fadi Alwan!
Flash

Vrasja e palestinezes në Tiranë, autori i dyshuar konfirmohet se është babai i saj, Fadi Alwan!

Grupi hetimor i vrajses së palestinezes Rayyan Alwan ka konfirmuar zyrtarisht se autori i dyshuar i vrasjes së saj, Fadi Alwan, është babai i saj biologjik, duke rrëzuar dyshimet paraprake se ishin çift partnerësh

Tiranë-Grupi hetimor i vrajses së palestinezes Rayyan Alwan ka konfirmuar zyrtarisht se autori i dyshuar i vrasjes së saj, Fadi Alwan, është babai i saj biologjik, duke rrëzuar dyshimet paraprake se ishin çift partnerësh.

Zyrtarizimi ka ardhur pas një komunikimi që autoritetet tona kanë pasur me Interpol, me të cilët po pritet një kthim-përgjigje të plotë për gjetjen e familjarëve dhe të dhënave të tjera që do i shërbejnë hetimit.

Babai i 24-vjeçares, Fadi Alwan, mësohet se është larguar në drejtim të Libanit dhe përmes Interpol po punohet për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.