E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria gjen prova të reja
Lajme

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, prokuroria gjen prova të reja

Prokuroria e Elbasanit ka gjetur prova të reja lidhur me vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe ka kërkuar arrest shtëpie për 6 policë.

Bëhet fjalë për Dedion Duraku, Pëllumb Biçaku, Erion Balla, Erion Meçja , Donald Dedja dhe Besmir Kadiu, të cilët më herët u rikthyen në detyrë pasi pas ngjarjes u pezulluan.

Efektivët u pezulluan nga detyra me vendim gjykate pas kërkesës së prokurorisë së Elbasanit, me akuzën për “Shpërdorim detyre”, ndërsa më pas Apeli i rikthey në detyrë.

Kujtojmë se ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në qytetin e Elbasanit, ku militantë të Partisë Socialiste u përplasën me të anëtarët e të ashtuquajturës Struktura e Mbrojtjes së Votës, e Partisë Demokratike.

Konflikti fizik degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe për pasojë ndërroi jetë mjeku Pjerin Xhuvani, eksponent i PS.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.