Vrasja e Ruzhdi Hoxhës/ Përfundojnë hetimet për Rrushin, ja akuzat
Prokuroria e Tiranës përfundon hetimet për Ferdinand Rrushin, të cilin e akuzon për vrasje me paramendim, armëmbajtje pa leje, fshehje e provave të ngjarjes si dhe të kufomës së Ruzhdi Hoxhës.
Më 8 shkurt, Gjykata e Tiranës vendosi pranimin e kërkesës së palës italiane për ekstradimin e Rrushit, të arrestuar në Shqipëri si autor i dyshuar i vrasjes së Ruzhdi Hoxhës në tetor të vitit të kaluar, ndërsa edhe Ministria e Drejtësisë ka pranuar këtë kërkesë.
Ndërkohë që Rrushi do duhet të kryejë dënimin, që do të përcaktojë Gjykata e Tiranës, më pas të bëhet ekstradimi i tij për llogari të drejtësisë italiane, e cila e akuzon dhe e kishte shpallur në kërkim si anëtar i një organizate kriminale që merrej me trafikun e narkotikëve në Itali.
Hetimet për zhdukjen e Ruzhdi Hoxhës quan në zbulimin e trupit të pajetë të tij në Dajt, ndërsa Rrushi u konstatua nga kamerat e sigurisë të ishte personi i fundit që e ka shoqëruar.
Ende mbetet mister arma e krimit dhe makina e përdorur në ngjarje, të cilat nuk janë gjetur ende.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



